Lajme Botë

Pezullohen negociatat për lirimin e pengjeve në Gazë

Negociatat për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi janë pezulluar.

Këtë e ka bërë të ditur televizioni izraelit Kan 11.

Sipas burimeve të përfshira në bisedime – transmeton kanali televiziv – ndërmjetësit e Egjiptit dhe Katarit kanë verifikuar pamundësinë e arritjes së marrëveshjes me Izraelin në këtë fazë.

Në detaje bisedimet u ndërprenë pasi palët nuk arritën të bien dakord për kushtet e lirimit të pengjeve.

“Burimet treguan se dallimet janë shumë të mëdha, veçanërisht në termin ‘fundi i luftës’ dhe në kërkesën e Izraelit për të vënë veton ndaj emrave të terroristëve, lirimin e të cilëve Hamasi mund të kërkojë”, tha Kan 11.

/Shqip.com