Lajme

Qeveria pritët të shpallë konkurs për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës pritët që të hap konkurs për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt.

Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit, kjo është vendosur në mbledhjen e pestë të Komitetit Ndër-ministror të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje, Kurti ka thënë se gjatë këtij viti kanë ndërmarre hapa të cilat kanë përmirësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit.

“Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa për t’u siguruar që të konsolidohet gjendja fizike e ndërtesave në Kompleks dhe përmes vlerësimeve profesionale dhe ndërhyrjeve emergjente të realizuara, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda kompleksit është përmirësuar”, tha Kurti

Kurse për historinë e familjes Jashari, Kurti tha se duhet të bëhet e ditur nga të gjithë deri në përjetësi. 

“Ky rrëfim duhet të bëhet i ditur për të gjithë, për të rinjtë edhe të rejat, për ata që do vijnë pas nesh dhe për çdo të huaj që e viziton vendin tonë. Duhet të tejkalojmë edhe barrierat kohore, dhe kujtimin për veprën heroike të Familjes Jashari ta shndërrojmë në përjetësi, sepse është një ngjarje unike me efekte të cilat do të shtrihet edhe kur ne nuk do të jemi më”.

Tutje, Kurti shtoi se ky kompleks është proces delikat i Kosovës për të cilin thotë se janë siguruar që të punojnë me ndërshmeri.

Theksojmë, se në këtë mbledhje u prezantua dhe u diskutuan rezultatet e hulumtimit shumë-sektorial për konceptin, vizionin dhe bazat e Master Planit për këtë kompleks, përgatitur nga komisioni i ekspertëve të formuar në fillim të këtij viti./Shqip.com