Lajme

Qeveria nënshkruan marrëveshjen për “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme” me 21 komuna

Qeveria e Kosovës ka arritur që të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me 21 komuna për “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit.

Komunat të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Kosovës janë : Dragashi, Drenasi, Ferizaji, Gjakova, Gjilani, Graçanica, Hani i Elezit, Juniku, Kamenica, Klina, Malisheva, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Podujeva, Prishtina, Rahoveci, Shtime, Skenderaji, Vitia dhe Vushtrria.

Lidhur më këtë kryeministri Kurti është shprehur se nevoja për ndryshime sa vjen e rritet.

“Nevoja për ndryshime transformuese sa vjen e rritet. Na nevojiten vendime e projekte që forcojnë ekonominë tonë dhe mbrojnë mjedisin në të njëjtën kohë. Zhvillim në harmoni me natyrën, e jo në kundërshtim me të, tha kryeministri Kurti në hapje të kësaj ceremonie.” është shprehur Kurti.

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se Kurti ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështesë projekte përmes së cilave i bëjmë komunat të qëndrueshme në aspektin mjedisor, e përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve, ndikojmë në përmirësimin e përformancës ekonomike dhe nxisim inovacione që krijojnë edhe sektorë të rinj të biznesit edhe vende të reja pune.

Pjesë e kësaj ceremonia ishte edhe Viola Von Cramon e cila ka përgëzuar Qeverinë dhe komunat për këtë nismë të rëndësishme për Agjendën e Gjelbër./Shqip.com