Qeveria në hije e PDK-së, Krasniqi sot do të prezantojë kabinetin

Partia Demokratike e Kosovës, sot në ora 18:00 prezanton “Kabineti për Qeverisje të Mirë”.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ku ka njoftuar se prezantimi i kabinetit do të bëhet përmes një video-adresimit.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, me 28 mars kanë dhënë dritën jeshile nisjes së themelimit të Kabinetit të Qeverisjes së Mirë (KQM).
Këshilli Drejtues i PDK-së ka miratuar Rregulloren për funksionimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, që sipas statutit të PDK-së është parakusht për themelimin e KQM-së.
Këtë format opozitarizmi, PDK e kishte praktikuar edhe në vitin 2005-2007 sa ishte opozitë dhe kur drejtohej nga Hashim Thaçi.
Çka është Qeverisja e mirë?
Qeverisj e mirë ose kabineti në hije, ka evoluar nga një proces joformal në Parlamentin Britanik.
Nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë në Britani, filloi të shfaqej një opozitë e veçantë dhe e organizuar, e cila u bë një grup drejtues për të koordinuar strategjinë e tij ndaj dikastereve të qeverisjes. Në Kosovë, përmes Qeverisë në hije, për çdo dikaster apo institucion të qeverisë, formohet një “dikaster hije” i opozitës./Shqip.com