Lajme

Qeveria ndryshon vendimin, nga tash ndalohen vetëm maunat me ngarkesë nga Serbia

Kufiri Kosovë-Serbi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin për të bllokuar hyrjen e të gjithë kamionëve me tabela të Serbisë, si dhe të gjithë kamionëve të cilët bartin mallra të këtij shteti, që e mori pas kidnapimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe.

Por ky vendim ka pësuar ndryshime sepse tash në Kosovë do të lejohet hyrja e mjeteve transportuese edhe me targa të Serbisë, me kushtin që nuk bartin ngarkesa me origjinë nga Serbia për shkaqe sigurie.

Deri më sot të gjitha maunat me targa të Serbisë pa marrë parasysh origjinën e produkteve nuk kanë qenë të lejuara të futen në Kosovë, si masë e sigurisë nga situata e krijuar.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur këtë masë të sigurisë, në një konferencë për media.

Masat tona nëpër vendkalimet kufitare me Serbinë, nuk janë masa ekonomiko-tregtare, por janë masa të sigurisë. Gjendja nuk është aspak e zakonshme dhe për neve është e qartë se agresioni po vjen nga Serbia. Nganjëherë në rrugë ilegale, e është e mundshme edhe në vendkalime kufitare, prandaj si masa të sigurisë ne kemi marrë vendimin për qarkullim të kufizuar dhe kontrolla të shtuara deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar Kurti.

/Shqip.com