Lajme

Qeveria ndriçohet me flamurin e LGBT-së,Kurti ka një mesazh

Gjatë mbrëmjes Qeveria e Kosovës është ndriçuar nga flamuri shumëngjyrësh, duke shënuar kështu Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Kjo vjen si solidarizim me personat e komunitetit LGBTIQ+.

Lidhur me këtë përmes një postimi në Twitter, Albin Kurti ka thënë se të gjithë duhet të jemi të barabartë  dhe nëse dallojmë në besim dhe orientim.

“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, ka shkruar Kurti në Twitter./Shqip.com