Lajme

Qeveria ndan mbi një milion euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Qeveria e Kosovës bën kompensimin e dëmeve në bujqesi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.3 milion euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi, shkruan Insajderi.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka prezantuar propozim – vendimin për kompensimin e dëmeve në bujqësi me vlerë prej 1.3 milionë euro i cili është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Vetëm në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milion euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve, duke e rritur kështu shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore./SHQIP.com