Ekonomi

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike

Faturat e energjisë elektrike.
Faturat e energjisë elektrike.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës. Në këtë mbledhje u vendos që Qeveria të ndajë mbi 7 milionë euro mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Këto mjete u ndan në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen Elektronike në të cilën ka ndarë 7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve.

Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022, thuhet më tutje në njoftim.

/Shqip.com