Lajme

Qeveria ndan mbi 3 milionë euro për familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë ndarë 3. 5 milionë euro në kuadër të masave për ringjalljen ekonomike për mbështetje në punësim dhe ndihmë sociale për familjet që kanë humbur familjarët nga COVID-19.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se këto mjete do të merren nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

“Mjetet e ndara merren nga programi i Ringjalljes Ekonomike. Në shërbimet e punësimit ndahet shuma prej 1 milionë euro për zbatimin e masave 1.1, 1.2, 1.3 në shërbimet e punësimit shuma prej 500 mijë eurosh për zbatimin e masës 1.5 si dhe ndihmat sociale shuma prej 2 milionë euro për zbatim të masës 3.1”, tha ai. /Shqip.com