Lajme

Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Luginë të Preshevës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 254.562 mijë euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë.

Kryeministri, Albin Kurti tha se edhe vitin e kaluar qeveria ka ndarë mjete për tekstet shkollore, ndërsa për vitin e ri shkollor do të bëjë të njëjtën gjë për nxënësit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Vitin e kaluar kemi ndarë [mjete financiare] me qëllim të pajisjes me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, ka thënë Kurti.

Kërkesa për ndarjen e këtyre mjeteve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

/Shqip.com