Lajme

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme, ka ndarë mbi 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë në periudhën janar-nëntor të vitit 2022, si pasojë e motit të ligë.

Kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë fjalës së tij para anëtarëve të kabinetit qeveritar.

“Gjatë këtij viti fermerët janë përballur me mot të ligë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë. Për kompensimin e dëmeve në vlerë prej 2 milionë e 826 mijë e 464 euro, do të përfitojnë fermerët e 22 komunave të prekura, ndërsa vlera totale e kompensimit të këtyre dëmeve do të jetë 82 për qind e vlerës totale të kërkuar nga fermerët”, tha Peci.

Ky propozim-vendim është miratuar nga të gjithë pa asnjë kundërshtim.

/Shqip.com