Ekonomi

Qeveria ndan edhe 6 milionë euro tjera për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se këtë të mërkurë janë ndarë edhe gjashtë milionë euro për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike

“Ndamë edhe 6 milionë euro tjera për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike, për të mbështetur amvisëritë që kursejnë”, shkroi ai.

Murati po ashtu ka bërë të ditur se është aprovuar Projektligji për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë me KOSTT dhe KfW për projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë, faza VII”.

“Me ketë marrëveshje, Qeveria do të huazojë 25.5 milionë euro nga KfW , të cilat nën huazohen tek KOSTT për përmirësimin e sistemit të transmisionit në Kosovë”.

Pos kësaj është aprovuar edhe Projektligjj për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare në Prishtinë me BERZh në vlerë prej 23.2 milionë euro.

/Shqip.com