Lajme

Qeveria ndan 100 euro shtesë për pensionistët- ekzekutohen gjatë këtij muaji

Albin Kurti dhe Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 euro shtesë për pensionistët- në kuadër të pakos për përballje të inflacionit të prezantuar javë më parë.

Kjo i ka kushtuar Qeverisë mbi 28 milionë e 208 mijë e 800 euro dhe do të ndahen në tetor.

“Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin që kemi disejnuar muajin e kaluar, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shume njëhershme prej 100 eurosh e cila do të ekzekutohet në llogaritë e tyre gjatë këtij muaji”, ka thënë zv/kryeministër, Bisnik Bislimi.

Pos shtesave për pensionistët, Pakoja për përballje me inflacionin parasheh edhe nga 50 euro shtesa në muaj për punëtorët e sektorit publik deri në fund të vitit dhe shumë të përnjëhershme prej 100 eurosh për studentët.

/Shqip.com