Lajme

Qeveria miraton shpronësimin e disa pronave në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot propozim-vendimin për shpronësimin e pronave së paluajtshme që preket nga realizimi i projektit “Konservimi dhe restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial ‘Masakra e Reçakut’”.

Kryeministri Albin Kurti, tha se në prag të 25-vjetorit të masakrimit të 45 shqiptarëve nga forcat e Serbisë së Millosheviqit në Reçak, Kosova nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.

“Nëpërmjet memorializimit, ne e luftojmë harresën dhe e mirëmbajmë kombëtarisht dhe institucionalisht kujtesën. Kështu e mbrojmë historinë dhe popullin e Kosovës”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se pas mbajtjes së dëgjimit publik, Departamenti i Shpronësimit do t’i propozojë qeverisë që të miratojë vendimin preliminar mbi ligjshmërinë e shpronësimit të këtyre pronave.

/Shqip.com