Lajme

Qeveria miraton rialokimin e 1 milionë e 680 mijë eurove në MZhR për projekte kapitale

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës ka miratuar Propozim-vendimi për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për katërmbëdhjetë projekte kapitale.

Siç u prezantua nga ministri i MZhR-së, Fikrim Damka, propozim-vendimi kërkonte rialokimin e 1 milionë e 680 mijë eurove për 14 projekte kapitale.

“Me qëllim të programit për zhvillim rajonal në kuadër të planit të punës së MZHR-së për vitin 2023. MZHR paraqet për aprovim propozim-vendimin për rialokimin me shumën prej 1 milionë e 680 mijë euro në këtë ministri në 14 projekte kapitale në përputhje me marrëveshjet e mirëkuptimit dhe aneks-marrëveshjeve për projektet kapitale të nënshkruar nga MZHR-ja dhe kryetarët e komunave”.

Damka tha se MZhR-ja është në proces të përgatitjeve së projekteve kapitale për vitin 2023.

“MZHR është në proces të përgatitjes projekteve kapitale për vitin 2023 më ç’rast ka nënshkruar edhe marrëveshjet me komunat përfituese”.

Në këtë mbledhje po ashtu është bërë edhe miratimi i Projektligjit për Organizimin e Tregut për Produktet Bujqësore.

/Shqip.com