Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit e Prokurorinë Speciale si dhe për Siguri Kibernetike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 96-të të mbajtur sot ka miratuar projektligjet për Prokurorin e Shtetit dhe atë për Prokurorisë së Speciale.

Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me miratimin e këtyre ligjeve drejtësia do të funksionojë më mirë.

“Hartimi dhe finalizimi i këtij drafti është bërë në konsultim edhe me shoqërinë civile, po ashtu janë caktuar kompetencat e kryeprokurorit dhe kryeprokurorëve që punojnë në prokuroritë e Kosovës. Gjithashtu është rregulluar edhe funksionimi i zyrës së dhunës që do të funksionojë pranë zyrës së kryeprokurorit të shtetit”, tha ajo.

Gjithashtu Haxhiu kërkoi miratimin e projektligjit për prokurorinë Speciale, duke thënë se projektligji përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e PS-së.

Qeveria po ashtu ka miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike, ku përmes këtij ligji synohet të krijohen kushtet që të ketë siguri kibernetike në Republikën e Kosovës.

“Përmes këtij projektligji themelohet agjencia për siguri kibernetike. Kjo agjenci do te kontribuoj në rritjen e kapaciteteve më fushën e sigurisë kibernetike”, tha Kurti.

Qeveria po ashtu miratoi formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.

Kurti, gjatë mbledhjes bëri të ditur se ai do ta udhëheq këtë komision dhe se takimi i parë do të mbahet pasditen e sotm/SHQIP.com