Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për Liritë Fetare

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare në mbledhjen e sotme.

Për këtë Projektligje, kishte vetëm tri abstenime dhe asnjë kundër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se projektligji në fjalë iu mundëson bashkësive fetare për të fituar statutin e tyre zyrtarisht

“Projektligji ne fjalë do të iu ofroj bashkësive të ndryshme fetare mundësinë për tu regjistruar zyrtarisht. Ndryshimet e propozuara me këtë projektligj dëshmojnë që Qeveria e jonë e merr seriozisht detyrimin jo vetëm për të garantuar respektimin e plotë të lirisë fetare  por edhe për të siguruar se kjo liri do të garantohet në mënyre të barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim”, tha Kurti.

Krahas kësaj, Kurti tha se qëllimi i këtij projektligji është edhe ruajtja e diversitetit fetar.

“Qeveria synon të arrijë një standard sa më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Liria fetare zë një vend të veçantë në një shoqëri të lirë dhe të hapur siç është Kosova. Diversiteti i bindjeve fetare në mes popullatës është i pashmangshëm. Pluralizimi i besimit është një fakt i pandryshueshëm i një shteti demokartik. Qëllimi i këtij projektligji është pikërisht për të ruajtur këtë pluralizëm fetar”.

Kujtojmë se këtë javë, Kurti është takuar me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë për të diskutuar për këtë ligj.

/Shqip.com