Ekonomi Biznes

Qeveria miraton pakon për rimëkëmbje ekonomike prej 423 milionë eurove

Mbledhja e Qeverisë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet këtë të mërkurë është miratuar pakoja për rimëkëmbje ekonomike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se kjo pako kap shumën prej 420 milionë eurove, njofton Shqip.com.

“Shuma totale kap vlerën 423 milionë euro.  Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave ku një prej tyre është mbështetja e punësimit me vlerë prej 50 milionë eurove. Përmes kësaj pako synohet rritja dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Sa i përket kritereve për ndarjen e këtyre masave do të bëjmë me vendime të veçanta”, është shprehur ai./Shqip.com