Ekonomi

Qeveria miraton një shpronësim shtesë për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim shtesë të disa pronave të paluajtshme në Gjilan.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Jeton Raka paraqiti propozim-vendimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke treguar se do të shpronësohen pronat që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Lexo edhe:
Qeveria sot shqyrton propozimin përfundimtar rreth shpronësimeve për Autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Ai tregoi se bëhet fjalë për disa prona në segmentin Banullë-Bresalc, zona kadastrale Zhegoc.

/Shqip.com