Lajme

Qeveria miraton masat e reja anti-COVID, kufizimi i lëvizjes fillon nga ora 22:00

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së Coronavirusit, të cilat hyjnë në fuqi të shtunën, përcjell Shqip.com.

Sipas vendimit të Qeverisë, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Lexo edhe:
Hoti: Numrat e lartë të infektimeve me COVID-19 pritet të jenë edhe për disa javë

Ndërkaq, orari i gastronomisë do të jetë nga 05:00 deri në 21:00, ku muzika në lokale do të lejohet deri në 20:30.

Kurse, me këto masa, të gjithë ata që duan të hyjnë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e vaksinimit me tri doza.

“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovés duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe mdozë përforcuese) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore)”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Qeverisë.

Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50 për qind e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70 për qind e kapacitetit të hapësirës./SHQIP.com