Lajme

Qeveria miraton disa projektligje

Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një numër projektligjesh.

Ato lidhen me turizmin, projektligjit për markat tregtare dhe projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare. 

Por, të mërkurën është aprovuar Projektligji për ratifikimin e këmbimit të notave diplomatike.

Kjo lidhet me me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe:
Qeveria fillon mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Ky projektligj, sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, do të rregulloj aspektet ligjore rreth të drejtave dhe detyrimeve që palët e autorizuara sipas këtij legjislacioni kanë gjatë përdorimit të pajisjeve të pranuara në formë granti.

Gjatë mbledhjes së qeverisë është diskutuar edhe kriza energjetike.

Kujtojmë se ky takim qeveritar filloi me një minutë heshtje për shkak të tragjedisë me autobusin në Bullgari, ku pasagjerët ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. /Shqip.com