Lajme

Qeveria mban mbledhjen e radhës

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës sot, e mërkurë, do të mbajë mbledhjen e radhës.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se mbledhja do të fillojë nga ora 10:00.

Pritet të shqyrtohet Projektligji për Tokën Ndërtimore, draftin e Koncept-Dokumentit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.

Kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për anulimin e vendimit përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Po ashtu, ministrat do të votojnë për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021.

Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe Kompaninë AlDar Properties./SHQIP.com