Lajme

Qeveria mban mbledhje online, merr këtë vendim

Foto: EO

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike, për arsye se kryeministri Kurti është duke qëndruar në ShBA.

Në këtë mbledhje është marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për kandidatët për kryetar dhe katër anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, që ishte marrë më 9 mars.

Kurti, i cili po qëndron në vizitë zyrtare të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka propozuar që në vend të Arbnor Tmavës të propozohet Agon Ramadani, për anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik.

Ky është njoftimi i plotë nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/67 të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër (4) anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të z. Arbnor Tmava është propozuar z. Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Shqip.com