Ekonomi

Qeveria lëvdohet se po e kursen buxhetin

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 107-të me radhë. Në këtë mbledhje u aprovuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursimin e 19 milionëve.

Sipas njoftimit nga ana e Qeverisë së Kosovës janë bërë të ditura edhe pesë ministrit të cilat kanë arritur që ti kursejnë këto të holla.

“Këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria  e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Mirëpo nga Qeveria nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këto të holla të cilat janë arritur të kursehen.

/Shqip.com