Lajme

Qeveria Kurti paralajmëron masa ndaj Serbisë pas bllokimit të mallrave në kufi

Ilustrim

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar reciprocitet me Serbinë në mallra.

Ky paralajmërim i Hajdarit vjen pasi mallrat e Kosovës gjatë kësaj jave janë bllokuar nga Serbia në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Ministrja ka thënë se transportuesit e mallrave që vinë nga Evropa për në Kosovë dhe kalojnë nëpër Serbi, po sfidohen dhe detyrohen të bëjë eksport brenda Serbisë dhe jo drejt Kosovës, për ku edhe kanë dokumente që nga nisja.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Hajdari është ndalur edhe te kërkesa që i është bërë CEFTA-s, ku kanë kërkuar që Kosova të përfaqësohet si shtet dhe jo si UNMIK, por një gjë e tillë sipas saj, në mënyrë unanime nuk është mbështetur.

“Kjo kërkesë ishte shumë sfiduese për atë takim pasi Serbia insistonte që mos të shqyrtohet fare kërkesa jonë në takimin e komitetit drejtues të CEFTA-s, i cili u mbajt para dy dite”.

“Kërkesa nuk gjeti përkrahje, pasi është ndikimi shumë i madh i Serbisë. Serbia ka ndikimin më të madh në CEFTA“, ka thënë Hajdari në RTV 21.

Sipas saj, për investimet e huaja duhet t’i ulin apo heqin të gjitha barrierat që hasin ata./SHQIP.com