Lajme

Qeveria konfirmon tentim atentatin ndaj Albin Kurtit

Sipas një dokumenti të bërë publik, këtë të hënë, nga hakerat, thuhet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

“Bazuar në informacione, Ismet Haxha ishte caku i parë i vrasjes. Caku i dytë ishte Xhavit Haliti i cili do ekzekutohej një muaj pas Haxhës për ta bërë për t’u dukur si hakmarrje ndaj Haxhës. Kurse, i caku i tretë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili do ekzekutohej një muaj pas Halitit”, thuhet në dokument.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Nga Qeveria kanë konfirmuar që kryeministri Kurti ishte njoftuar nga AKI-ja lidhur më këtë rast.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo edhe:
Dokument(FOTO):Në vitin 2021 u planifikua një atentat me snajper ndaj Albin Kurtit

Lidhur më këtë atentate i dyshuar është Prek Kodra, shtetas shqiptar.

Po ashtu ë dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Policia Shqiptare ka bërë të ditur se ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut.

Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë, ndërsa në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë./Shqip.com