Ekonomi Biznes

Qeveria jep miliona euro për Trepçën

Trepça
Trepça

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe U.D. kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Enis Abdurrahmani, kanë lidhur dy marrëveshje për subvencionimin e ndërmarrjes me 1.87 milionë euro.

Me këto mjete Trepça ShA, do të kryejë investime kapitale prej 970 mijë eurosh në tri njësitë biznesore, minierat me flotacion në Stantërg, Kishnicë-Artanë dhe Kopaonik-Leposaviq dhe do të mbulojë shpenzime operative në vlerë 900 mijë euro.

“Deri në fund të vitit, ndërmarrja do të përfitojë 3 milionë euro subvencione nga Ministria e Ekonomisë si dhe kredi 20 milionë euro nga Qeveria e Republikës për investime kapitale në makineri minerare dhe flotacion të ri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Trepça ShA ka mbyllur vitin 2022 me bilanc pozitiv, për herë të parë nga përfundimi i luftës.

/Shqip.com