Lajme

Qeveria emëron Bordin e ri të “Trepçës” dhe KEK-ut

Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë, ka emëruar bordin drejtues të ndërmarrjes publike “Trepça” dhe të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Me shumicë të votave dhe asnjë kundër, janë miratuar të dyja bordet që do të drejtojnë këto institucione për katër vjet.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se nga dy po e ngritin në katër numrin e bordeve të rregullta të ndërmarrjeve, të cilët janë emërtuar nga Qeveria e Kosovës.

Anëtarë të bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça” janë: Bahri Hyseni, kryesues, Ibrahim Kraniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri.

Ndërsa, anëtarë të bordit të KEK-ut janë: Skënder Haziri, kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halili, Valbona Arifi dhe Valdrin Krasniqi./SHQIP.com