Lajme

Qeveria e Shqipërisë me paketë të re të rezistencës sociale

Qeveria e Shqipërisë ka krijuar paketën e re të rezistencës sociale me qëllim të daljes në ndihmë qytetarëve për shkak të krizës ekonomike.

Përmes një konferencë për media, Rama ka njoftuar se është rritur paga minimale, është rritur paga për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, paga minimale do të rritët në 34 mijë lekë si dhe do të bëhet rritja në 10 për qin d mbështetja mujore për ndihmën ekonomike dhe dyfishimi i saj për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.

Me pakon e re të rezistencës sociale, Qeveria e Shqipërisë ka shtuar mbështetje financiare për fërmerët dhe peshkatarët që mund të marrin naftë pa taksë.

Gjithashtu do të indeksohen me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbrit, paraplegjikët e tetraplegjikët

Krahas kësaj, Qeveria e Shqipërisë ka menduar edhe për energjinë.

Sipas Edi Ramës, kjo pako do të garantoj mbrojtje të çmimit të energjisë të paprekur për familjarët dhe bizneset e vogla.

Megjithatë, për personat që harxhojnë më shumë se 800 kilovatë energji elektrike do të paguajnë më çmimin e tregut.

“Kemi një numër rreth 6-7% që konsumojnë më shumë se 800 kilovat. Bëhet fjalë për persona me vila, pishina, ndriçim dekorativ. Mendojmë se ka ardhur koha se nuk mund të paguaj më buxheti dhe taksat e zakonshëm. Çdo kilovat mbi 800 do paguhet me çmimin e tregut.” Tha Rama.

Ndërsa, Rama tha se 90 për qind e konsumatorëve të energjisë elektrike harxhojnë me pak se 800 kilovatë./Shqip.com