Lajme

Qeveria e shpall 2022-n vit i personave me aftësi të kufizuara

Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Viti 2022 është shpallur viti i personave me aftësi të kufizuara.

Qeveria e Kosovës e shpalli këtë vit si viti i personave me aftësi të kufizuara me qëllim që edhe kjo kategori të ketë hapësirë të barabartë në shoqëri.

Kështu u tha ne konferencën për shtyp të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit shpalljen e vitit 2022 – vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe të drejtave të njeriut, Emilia Rexhepi, tha se shpallja e vitit 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara është bërë me qëllim që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen dhe të trajtohen të barabartë.

Ajo tha se ka kërkuar nga niveli qendror dhe lokal që të ofrojnë mundësi punësimi për të gjithë personat që I takojnë kësaj kategorie.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kudër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini, tha se synojnë që me aktivitet kalendarike të punohen në çdo sferë me qëllim të tejkalimi të çdo pengese. /Shqip.com