Qeveria e mban mbledhjen e radhës elektronike, u morën dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike.
Në këtë mbledhje u miratuan dy vendime:
Në mbledhje, qeveria e ka votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik.
Ndërsa, vendimin e dytë, qeveria e mori për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv për Agjencinë Antidoping.
“Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:
Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues; Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar”, thuhet në njoftim.
Gjykata Kushtetuese më herët ka marrë vendim që t’i rrëzojë disa nene nga Ligji për Zyrtarë Publik.
/Shqip.com