Lajme

Qeveria e Kosovës ndan 2 milionë euro për bursa studentore dhe aftësim të të rinjeve në IT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjatë mbledhjes së Qeverisë se do të ndajnë një milion euro për bursa tjera dhe një milion tjetër për aftësimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kjo do të mundësohet nëpërmjet Pakos për Ringjalljen Ekonomike, të disejnuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“Është lajm i mirë për të gjithë profesionistët e Teknologjisë së Informacionit”, ka thënë Kurti.

Ekzekutivi në këtë mbledhje është duke marrë një mori vendimesh.

Lexo edhe:
Varhelyi: Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe të kthehen në dialog

Ndërsa, vendimi për bursa të studentëve, vjen disa ditë pasi Qeveria vendosi që arsimi publik të jetë papagesë.

Sipas Kurtit çdokush e gëzon të drejtën e arsimimit, shton se këtë e kanë pasur në programin e “qeverisjes alternative” që nga krijimi i Lëvizjes Vetëvendosje si parti politike. /Shqip.com