Lajme

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës

Qeveria e Republikës së Kosovës pritet që nesër të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të mbahet në ora 11:00.

Sipas një njoftimi në këtë mbledhje pritet të diskutohet për 22 pika të rendit të ditës. Kjo është mbledhja e 81-të me radhë e Qeverisë Kurti.

Dje Qeveria ka mbajtur mbledhjen e fundit ku është vendosur që të ndahen mjete buxhetore për 1271 profesionistë shëndetësorë që kanë kontribuar gjatë kohës së pandemisë./Shqip.com