Lajme

“Qeveria e Kosovës duhet të dëgjojë me kujdes shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë me kujdes për Vettingun”

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott

Qeveria e Kosovës duhet të dëgjojë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë me kujdes lidhur me procesin e Vettingut, përcjell Shqip.com.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili tha se ky proces delikat kërkon maturi për t’u zbatuar.

Abbott thotë se kanë inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të konsultohet me Komisionin e Pavarur të Venecias dhe të dëgjojnë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë me kujdes.

“Por në çdo vend ku është vendosur një sistem i tillë vettingu, është gjithmonë një proces delikat që kërkon maturi për t’u zbatuar me sukses. Për këtë arsye, ne kemi inkurajuar qeverinë që të konsultohet me Komisionin e pavarur të Venecias për këtë, dhe të dëgjojnë me kujdes shqetësimet e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë”, theksoi Abbott për Telegrafin.

Sipas tij, ata kanë punuar me gjyqësorin e Qeverinë për të kryer një rishikim funksional të sistemit të drejtësisë dhe se janë të kënaqur të shohin se ky proces po përparon.

“Ne kemi mbështetur përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë për disa kohë. Ne kemi punuar me gjyqësorin dhe qeverinë për të kryer një rishikim funksional të të gjithë sistemit të drejtësisë, si dhe punën e tij për vlerësimin e opsioneve për zbatimin e një procesi vettingu për gjyqësorin. Kështu që jam i kënaqur të shoh përparim”, është shprehur ai./SHQIP.com