Lajme

Qeveria dhe BE-ja shpenzuan 7.7 milionë euro, për një fabrikë që s’hyri në punë kurrë  

n'Shënjestër

Nga 7.7 milionë euro, 5.7 milionë u dhanë nga Komisioni Evropian dhe 2 milionë nga qeveria.

Gjithçka nisi mbarë, por rrugës interesat u përzien. Dy vjet pas, BE-ja përfundoi të gjitha punimet nën përgjegjësinë e tyre, për çka pati deklarim publik.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë 2 nëntor 2018 kishte deklaruar se ndërtimi i kësaj fabrike synon eliminimin e problemit të ndotjes.

“Ne vizituam sot fabrikën e përpunimit i cili është projekti i dytë i Bashkimit Evropian në Kosovë. Siç e dini fushata për mbrojtjen e mjedisit ka filluar në fund të shtatorit dhe pritet të përfundoj në gjysmën e dhjetorit. Gjatë kësaj fushate ne kemi dashur të shpjegojmë se çka është e rëndësishme për mjedisin për të gjithë Kosovën dhe regjionin dhe sigurisht në të gjithë botën”, ka thënë Dimitris Maxhairidis nga zyra e BE-së.