Sport Ndërkombëtar

Qetësia e Chelseat quhet Edouard Mendy

Edouard Mendy

Edouard Mendy është shndërruar në “murin” e Chelseat.

Që nga ardhja e tij në Londër në vitin 2020, ai po i kalon momentet më të mira në karrierë, shkruan Shqip.com.

Kampionët e Evropës, të martën shënuan fitore 0-1 në udhëtim ndaj Malmo-s, ndërsa vëmendjen përsëri e rrëmbeu Mendy.

27 vjeçari e mbajti edhe njëherë portën e paprekur, duke dëshmuar klasin e tij.

Në katër ndeshje të zhvilluara këtë sezonë në Ligën e Kampionëve, ai ka tre porta të paprekura, ndërsa ka pësuar vetëm një gol.

Premier League: Chelsea goalkeeper Edouard Mendy ruled out of weekend clash  against Southampton, confirms Frank Lampard-Sports News , Firstpost
Edoard Mendy

Edhe më mirë qëndron në Premierligë, ku është shndërruar shumë shpesh në hero, me intervenimet e tij.

Në nëntë ndeshje të zhvilluara në ishull, këtë sezonë, ka pranuar vetëm tre gola.

Ndërsa, në anën tjetër, e ka mbajtur portën të paprekur në gjashtë ndeshje.

Por, një meritë të madhe në këto statsika kanë edhe Antonio Rudiger, Andreas Chstensen dhe Thiago Silva që kanë qenë të pathyeshëm në repartin defanziv.

Në të kaluarën, ai kishte qenë pjesë e Rennes, ndërsa për shërbimet e tij, Chelsea i pagoi francezëve një shumë rreth 25 milionë eurosh./Shqip.com