Sport Shqiptar

“Qetësi para stuhisë”

Boksieri shqiptar, Florian Marku

Për herë të parë – në karrierë do të “luftojë” në Shqipëri.

Si një mbret i vërtetë, Florian Marku do të ngritet në ring – të enjten mbrëma – për ta mbrojtur titullin e kampionit – WBC Interim Silver.

Në “Air Albania” – që pritet të jetë plot me tifozë të zjarrtë, Marku do të përballet ndaj meksikanit, Miguel Parra Ramirez.

Ndër të tjera, Marku ka thënë para ndeshjes se “guzimin e kam pasur që kur kam lindur. E kam ëndërruar të ndeshem në kët stadium. Nuk është fat, është punë dhe sakrificë”.

Teksa, shtoi se “vetëm me barrelë mund të më nxjerrë kundërshtari nga ringu, ndryshe nuk pranoj humbjen. Do ta bëjë maksimumin që të fitojë”.

Floriani – është favorit në letër – pas nuk njeh ende humbje në boksin profesionist.

Ai ka zhvilluar 12-të meçe, teksa ka regjistruar një barazim.

Në anën tjetër, Ramirez ka një humbje dhe dy barazime në karrierë – krahas 21 fitoreve.

“Mbreti i shqiptarëve” e kishte fituar titullin IBF në kategorinë velter – me 25 shtator të vitit 2021, kur e kishte “gjujëzuar” britanezin, Maxim Prodan.

Teksa, për herë të fundit u ngjit në ring – me dy prill ndaj Chris Jenkins, të cilin e nokautoi në raundin e katërt./Shqip.com