Lajme

Qerim Qerimi, rektori i ri i UP-së

Me vota të fshehta Qerim Qerimi kandidat nga Fakulteti Juridik është zgjedhur rektori i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

Qerimi para votimit si rektor tha se synim do ta kenë edhe rishikimin e statuti dhe bashkëpunimin me studentët. Ai më tej tha se rastet e plagjiaturave mund t’i zgjidhin përmes ndërhyrjes së profesorëve ndërkombëtar.

Për këtë pozitë kishin aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik.

/Shqip.com