Sport Ndërkombëtar

Qeni, shpëtimtar i Arsenalit

Arsenali ishte shumë pranë titullit kampion këtë sezon. Për më shumë se gjysmën e kampionatit, “Topçinjtë” ishin në vendin e parë në renditje, por ndeshjet e javëve të fundit e kanë zbritur në pozitën e dytë.

Trajneri, Mikel Arteta është i bindur se futbollistët nuk janë të qetë psikologjikisht dhe për këtë, duhet punuar. Ai ka afruar së fundmi një qen në klub. Në fushën stërvitore të Arsenalit, qeni “Win” do të jetë i pranishëm në stërvitjet e skuadrës.

Arteta ka zbuluar se prezenca e një qeni dhe përkëdhelja e tij, ul stresin te futbollistët, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe afron futbollistët e skuadrës me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, “Win” shihet si “personazhi” i denjë për këtë detyrë.

/Shqip.com