Lajme

Qëndroi në hotel për rreth dy muaj dhe iku pa paguar, arrestohet e dyshuara

Motel / Fotografia ilustruese
Motel / Fotografia ilustruese

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që e njëjta ka shfrytëzuar shërbimet e një hoteli për dy muaj por që iu është shmangur pagesave.

“Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale-Vjedhje e Shërbimeve. Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, e dyshuara në periudha të ndryshme kohore ka shfrytëzuar shërbime hoteliere duke ju shmangur pagesave të rregullta, vlera e të cilave arrin mijëra euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

E arrestuara është N. K. 22 vjeç, femër, shtetase e republikës së Kosovës.

E dyshuara me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

/Shqip.com