Lajme

QS shpallë konkurs shtesë për pranimin e  studentëve për në mensë

Menza e studentëve

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP), ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve për ushqim në mensë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Qendra e Studentëve.

“Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2022/2023”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se konkursi do të jetë i hapur prej datës 03.10.2022 deri më datën 05.10.2022.

Qendra e Studentëve ka shpallur rezultatet e konkursit paraprak mirëpo si rezultat i kërkesës se madhe nga ana e studentëve ka vendosur që këtë vit akademik te hap edhe një konkurs shtesë vetëm për ushqyerje në mensë.

Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1000 studentë për ushqyerje ne mensë. Çmimi për ushqim do të jetë 15 euro./Shqip.com