Lajme

Qendra e Studentëve ka një njoftim me rëndësi për studentët që agjërojnë

Qendra e Studentëve

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar studentët banues të cilët agjërojnë muajin e Ramazanit, që shumë shpejt do të ofruar një zgjidhje në kohën e Syfyrit.

QS ka njoftuat se në bazë të rregulloreve të brendshme të Qendrës së Studentëve, nuk lejohet asnjë Organizate apo institucion jashtë Qendrës së Studenteve që të përgatis dhe servojë ushqime për student.

Menza e Studentëve

“Duke pas parasysh ndjeshmërinë e përgatitjes dhe servimit të ushqimit, si dhe duke marre për bazë kontrollimin dhe monitorimin që bëhet nga institucionet e specializuara (AVUK, IKSHPK, etj ) dhe rekomandimet qe i marrim nga këto institucione, përgjegjëse për përgatitjen dhe servimin e ushqimit për student është vetëm Mensa e Studenteve”, thuhet në njoftim.

Qendra e Studentëve ofron ushqim për studentët banues në dy kohë, por jo edhe për syfyr.

Në fill të muajit mars, Qendra e Studentëve në koordinim me Institutin Kombëtare të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë kanë kaluar nga ushqimi merr me vetë, duke dhuruar tashmë ushqim në menze.

Këtë vit, Qendra e Studentëve ka filluar punën në mënyrë të rregullt që nga tetori i vitit 2021, ku për dallim nga viti i kaluar që ishte një student në dhomë tashmë në dhoma janë 2-3 banues.

Në Menzen e Studentëve ushqim marrin 4 mijë studentë, të njëjti janë edhe banues në konvikte, për shkak të masave nga Coronavirusi, këtë vit nuk është lejuar dhurimi i ushqimit për studentët jo banues në konvikte./Shqip.com