Lajme

Qemal Minxhozi shpallet “Qytetar Nderi” i Lezhës

Qemal Minxhozi shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

E tash kur angazhimin e ka përfunduar në Prishtinë, veprat e tij po nderohen në shtetin amë.

Është qyteti i Lezhës, që Minxhozin e ka shpallur “qytetar nderi” të kësaj bashkie.

Ky titull iu dorëzua nga kryetari, Pjerin Ndreu, i cili tha se Minxhozi e meriton këtë titull, jo vetëm për nga ana politike, po ashtu edhe Në mes të emocioneve ishte vet Minxhozi, ai i cili tha se nuk ishte e vështirë të promovoj Lezhën për shkak të potencialit të madh turistik që ka ky vend.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili tha se qyteti i Lezhës i ka bashkuar shqiptarët gjithmonë.

Kjo ceremoni ka vazhduar edhe me shumë fjalime të tjera nga figurat politike, po ashtu edhe nga qytetarët e Lezhës, të cilët u shprehën falënderues për kontributin e Minxhozit.në promovimin e turizmit të Lezhës në Kosovë.

/Shqip.com