Lajme

Qemajl Aliu – qytetarëve të Shtimes: Ndani kohë për të votuar që ta vendosni qeverisjen e ardhshme

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu, ka kërkuar nga qytetarët që të ndajnë pak kohë për të votuar.

VV synon që ta rrëzojë bastionin e PDK-së në Shtime.

“Bashkë me nënën time dhe vëllezërit e mi votuam për të ardhmen e qytetit tonë. Ftoj secilin qytetar, të gjejë nga koha e tij e vlefshme disa minuta dhe të vendosë për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Aliu.

Po ashtu, ka votuar edhe Naim Ismajli i PDK-së.

Diferenca mes VV-së dhe PDK-së në Shtime ishte e vogël. /Shqip.com