Lajme

Qëllohet me plumba një person në Shkodër, ndodhej në makinë kur iu bë atentat

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti është regjistruar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabije” në hyrje të qytetit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur shtetasi, Selami Brahimi, i cili është transportuar në drejtim të spitalit jashtë rrezikut për jetën.

Ai ndodhej në një mjet tip “Citroen” në momentin që është qëlluar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër /Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/Shqip.com