Qëllohet me armë zjarri lokali i shqiptarit në Athinë
Publikuar:
(09.01.2024 17:41:17)

Lokali i një shqiptari në Athinë është sulmuar me armë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt kafenesë së shqiptarit.
Fatmirësisht nga plumbat nuk ka asnjë të lënduar veç dëmeve materiale.
E paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.
/Shqip.com