Lajme Botë

Qëllohet me armë ish-kryeministri japonez derisa po mbante fjalim – gjendja e tij e rëndë

Pamje nga sulmi në Japoni

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin perëndimor Nara.

Kryeministri aktual Fumio Kishida tha se zoti Abe është në një “gjendje të rëndë”.

Ai dyshohet se është qëlluar në gjoks dhe në qafë.

Një foto ajrore nga qyteti Nara të premten tregon Abe duke u dërguar në spital me helikopter. Abe shihet i shtrirë në një barelë, i rrethuar nga disa njerëz, raporton CNN.

I dyshuari për të shtënat ndaj Shinzo Abe të premten përdori një armë që ai duket se e kishte bërë vetë.

Yamagami Tetsuya, është një banor i Narës rreth të 40-tave, raportoi NHK, duke cituar burime policore.

Atentati ndaj, Shinzo Abe ka tronditur Japoninë, e cila ka një nga nivelet më të ulëta të krimit me armë në botë për shkak të ligjeve të saj jashtëzakonisht të rrepta për kontrollin e armëve.

Në vitin 2018, Japonia raportoi vetëm nëntë vdekje nga armët e zjarrit, krahasuar me 39,740 atë vit në Shtetet e Bashkuara.

NARA, JAPAN – JULY 08: In this aerial image, former Prime Minister Shinzo Abe is on a stretcher to a helicopter after being shot in front of Yamatosaidaiji Station on July 8, 2022 in Nara, Japan. Abe is shot while making a street speech for upcoming Upper House election. (Photo by The Asahi Shimbun via Getty Images)

Sipas ligjeve të Japonisë për armët e zjarrit, të vetmet armë të lejuara për shitje janë pushkët e gjahut dhe pushkët me ajër – pistoletat janë të jashtëligjshme. Por marrja e tyre është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar që kërkon përpjekje të mëdha – dhe shumë durim./SHQIP.com