Lajme Botë

Qëllohen me armë disa persona brenda një qendre tregtare në Kopenhagë

Njerëzit largohen nga qendra tregtare Field, pasi policia daneze tha se kishte marrë raporte për të shtëna, në Kopenhagë

Disa persona janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë.

Dëshmitarët okularë kanë folur për skena kaotike teksa të shtënat kanë rënë brenda qendrës tregtare Field në jug të qytetit.

Një person është arrestuar, por policia nuk ka dhënë detaje. 

Numri i viktimave është i paqartë, raporton BBC.

Të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë që e lidh atë me qendrën e qytetit janë mbyllur dhe ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.

Të shtënat kanë krijuar panik në qendrën tregtare. Foto e marrë nga BBC

Dëshmitarja okulare Emilie Jeppesen i tha gazetës Jyllands-Posten: “Ju nuk e dini se çfarë po ndodhte. Papritur kishte vetëm kaos kudo.”

Kryebashkiaku i Kopenhagës, Sophie Andersen shkroi në Twitter se zyrtarët nuk janë të sigurt se sa njerëz janë lënduar në sulm, por tha se incidenti është “shumë i rëndë”.

Field’s është qendra më e madhe tregtare në Danimarkë, me mbi 140 dyqane dhe restorante.

Këngëtari britanik Harry Styles do të performonte në një vend më pak se një milje nga qendra tregtare më vonë të dielën në mbrëmje.

Organizatorët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se koncerti do të zhvillohet pas një bashkërendimi të ngushtë me policinë lokale./Shqip.com