Sport Ndërkombëtar

Qëllimi i vetëm i Vettel është vazhdimi me Aston Martin

Sebastian Vettel thotë se dëshiron të vazhdojë në Formula 1 edhe sezonin e ardhshëm.

Katër herë kampioni i botës, 35 vjeç, i skadon kontrata me Aston Martin në fund të vitit dhe ka pasur spekulime për të ardhmen e tij.

Duke folur para Çmimin e Madh të Francës të kësaj fundjave, Vettel tha:

“Unë jam duke folur me ekipin. Ka një qëllim të qartë për të vazhduar. Së shpejti do të shohim se ku do të qëndrojmë.”

Aston Martin dëshiron që Vettel të qëndrojë për një sezon të tretë, ka mësuar BBC Sport.

Vettel ka demonstruar një fokus të ri në çështjet mjedisore dhe politike në vitet e fundit dhe tha se e konsideroi të ardhmen e tij në F1 gjatë vitit të kaluar, përpara se të regjistrohej për një sezon të dytë me Aston Martin në 2022.

Gjermani është përmendur edhe në lidhje me McLaren, ku ka pasur pikëpyetje për pozicionin e Daniel Ricciardo, pavarësisht se australiani është nën kontratë për vitin 2023./Shqip.com