Lajme

Qelaj: Mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit

Avokati i Popullit, Naim Qelaj

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit nga ana e Qeverisë, ka krijuar ndarje të mendimeve.

Lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësve ka ardhur reagimi edhe nga ana e Avokatit të Popullit.

Sipas Avokatit të Popullit mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit.

“Avokati i Popullit është duke e ndjekur me shqetësim situatën lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, të cilët deri para pak ditësh ishin në grevë. Mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre, në një gjendje edhe ashtu të brishtë, e kjo nuk do ti kontribuojë dialogut social dhe përmirësimit të situatës së krijuar” thuhet në reagimin e Qelaj.

Sipas Qelaj, në këtë periudhë është e rëndësishme që qeveria, me secilin veprim dhe masë që merr, të kontribuojë në zbutjen e krizës së rëndë të krijuar si rezultat i kësaj gjendjeje.

Avokati i Popullit edhe publikisht përmes kësaj komunikate i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të reflektojë dhe ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

Miliona euro për serbët pa dalë në punë, faj i vetë ministrive – SHQIP.com

Kujtojmë se po bëhen shtatë vjet që kur Kosova ka punësuar nëpër ministri, punëtorë nga komuniteti serb.

Por, që nga ajo kohë asnjë nga ta nuk del në punë, e për këtë buxhetit të shtetit i kanë kushtuar mbi 6 milionë euro.

Ekipi i emisionit n ‘Shënjestër’ ka biseduar me ta për t’i parë arsyet e mos daljes në punë.

Në fund, faji del të jetë krejt institucional, pasi pavarësisht se i dinë problemet, zyrtarët përgjegjës, nuk ndërmarrim hapa për zgjidhjen e tyre. Përgjegjësit e tyre, nuk japin arsye për mungesën e reagimit.

Megjithatë, problem për institucionet që po shprehin vullnet t’i angazhojnë, po ju del të jetë kualifikimi i tyre arsimor./Shqip.com

/Shqip.com